Qeveria miraton edhe Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë - NACIONALE

Qeveria miraton edhe Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, ka thënë se qëllimi i ligjit është i dyfishtë.

“Së pari të forcojë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke e bërë të qartë se pasuria duhet të jetë në përputhje me të ardhurat e ligjshme dhe së dyti të ruajë standardet kushtetuese dhe të drejtat themelore duke siguruar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm me vendim gjyqësor”, ka theksuar Gërvalla.

Lajme të ngjashme