Qeveria me njoftim: Të enjten lansojmë fushatën për informim rreth liberalizimit të vizave - NACIONALE

Qeveria me njoftim: Të enjten lansojmë fushatën për informim rreth liberalizimit të vizave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se nga e enjta do të fillojë lansimin për informinin rreth liberalizimit të vizave.

Aktiviteti i parë, siç njofton Qeveria e Kosovës, do të mbahet në Prishtinë.

“Ditën e enjte, Qeveria e Republikës së Kosovës lanson fushatën për informim për liberalizimin e vizave. Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari.” – shkruan në njoftimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Lajme të ngjashme