Qeveria liston pesë ngjarjet kryesore të javës, fut edhe tre laboratorët e drogës në veri
Ashtu si çdo javë, edhe këtë të hënë zëdhënësi i Qeverisë Kurti Përparim Kryeziu i ka publikuar pesë ngjarjet kryesore me Qeverinë Kurti. Në majë është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Qeverisë së Kosovës, mes pesë ngjarjeve kryesore u futën edhe laboratorët e shkatërruar të drogës në veri të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Kjo ngjarje u listua në vend të tretë.
E ashtuquajtura “Superpuna” është listuar në vendin e dytë, duke u shtuar se qysh në javën e parë ishin regjistruar mbi 1000 punëkërkues.
Ndërkohë, në vendin e katërt është miratimi i tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit ndërsa në të pestin ndarja e buxhetit për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim dhe 10 specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.