Qeveria Kurti mirëpret heqjen e masave me disa fjalë të Glauk Konjufcës
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese.
Qeveria ka publikuar një deklaratë të kryediplomatit Glauk Konjufca në lidhje me këtë.
"E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së", ka thënë ai.