Qeveria jep edhe disa detaje për takimin Kurti-O’Brien: Nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim - NACIONALE

Qeveria jep edhe disa detaje për takimin Kurti-O’Brien: Nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë për media pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me zëvendëssekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James C. O’Brien.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është folur edhe për procesin e dialogut.

“U fol dhe mbi procesin e dialogut, ku Kryeministri Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive, e dedikuar dhe angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në proces.” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Kurti citohet se ka deklaruar që nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkptonte pranim.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Në përfundim, Zëvendës Sekretari O’Brien konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e falënderoi atë për takimin, bisedën e frytshme dhe miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona.” shkruan në fund të komunikatës.

Lajme të ngjashme