Qeveria emëron bordin e ri të SHSKUK-së - NACIONALE

Qeveria emëron bordin e ri të SHSKUK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të ri të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ky vendim u prezantua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Meqenëse bordit të SHSKUK-së i ka skaduar afati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si të domosdoshme emërimin e bordit të ri, i cili është përgjegjës për performancen profesionale dhe afarizimin financiar të SHSKUK’së” – ka thënë fillimisht ai.

Ndërkaq, emrat e miratuar për anëtarë të Bordit janë këta: Dren Boshnjaku si përfaqësues i QKUK-ës, Tetore Olloni si përfaqësuese e QKUS, Rrezarta Bajrami si përfaqësuese e IKShPK-ës, Besim Demolli nga Spitali i Ferizajt, Vjollca Kadolli nga Shërbimi dhe Kujdesi Parësor Mjekësor, si dhe Naim Bardhiqi si përfaqësues i MSh-ës.

Lajme të ngjashme