Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë - NACIONALE

Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minut heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Në këtë mbledhje është vendosur që 11 korriku të Ditë e Përkujtimit të masakrës së Srebrenicës.

Kurti ka thënë disa fjalë për këtë masakër.

“Këtë vit shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë masakrat e kryera në vendin tonë nga Serbia përkujtojmë të gjitha viktimat e luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan. Përkujtojmë me dhimbje 8372 viktimat e Srebrenicës të vrarë e të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore”.

Pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, kadetë e veteranë të akademisë ushtarake në Beograd parakaluan në një paradë në Prijedor pa leje dhe pa pëlqim të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Pra, vetëm katër ditë para shënimit të përvjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Ndërsa ne sot po i bashkohemi memorializimit të 11 Korrikut.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme