Qeveria e bën një hap për projektin që thanë se do të fillonte vjet, kërkon ndarjen e tokave për banesat e çifteve - NACIONALE

Qeveria e bën një hap për projektin që thanë se do të fillonte vjet, kërkon ndarjen e tokave për banesat e çifteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Projektin për të cilin premtuan se do të fillojë vitin e kaluar, Qeveria ka nisur “ta jetësojë” në fillim të vitit 2024.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi ka thënë se ministri Liburn Aliu ka njoftuar që komunave u është dërguar thirrja t’i plotësojnë lokacionet e përshtatshme për ndërtimin e banesave.

Ky projekt, ishte prezantuar si “Projekti për Banimin e Përballueshëm” dhe parashihej të fillonte shumë kohë më parë.

“Projekti për Banimin e Përballueshëm po jetësohet. Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar sot që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave. Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme, ka thënë ai. Do të eliminohen getot. Mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës!” – thuhet në postimin e VV-së.

Lajme të ngjashme