Qeveria deklarohet për takimin Kurti-Sarrazin: Kosova është angazhuar plotësisht në Procesin e Berlinit - NACIONALE

Qeveria deklarohet për takimin Kurti-Sarrazin: Kosova është angazhuar plotësisht në Procesin e Berlinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje mbi takimin e kryeministrit Albin Kurti me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për Procesin e Berlinit dhe për samitin e radhës.

“Kryeministri theksoi që në kohën kur në rajon shtyheshin platforma të tjera paralele, Kosova është angazhuar plotësisht në Procesin e Berlinit duke kërkuar ri-energjizimin dhe fuqizimin e tij si një platformë që ofron barazi dhe përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vendet që duan të anëtarësohen.” – thuhet në njoftim.

Tutje, Qeveria ka thënë se “është e rëndësishme që para samitit të radhës të arrijmë jo vetëm marrëveshje të reja por edhe të sigurojmë zbatimin e marrëveshjeve që tashmë kemi nënshkruar…”.

Lajme të ngjashme