Qeveria britanike u hakua në tetor, konfirmon ministri Bryant - NACIONALE

Qeveria britanike u hakua në tetor, konfirmon ministri Bryant

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Minsitri britanik i Departamentit të Tregtisë, Chris Bryan, tha se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është hakuar në tetor, duke konfirmuar pjesërisht një raport të gazetës “The Sun”, në të cilin thuhet se një grup kinez kishte depërtuar në sisteme për të siguruar qasje në të dhënat e Zyrës së Jashtme.

“Ka pasur sigurisht një hakim. Nuk jam në gjendje që të them nëse ai ishte drejtpërdrejt i lidhur me operativët kinezë” – tha të premten Bryant në “Times Radio”, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas gazetës “The Sun”, banda kibernetike kineze, “Storm 1849”, ishte përgjegjëse për sulmin për të cilin tha se u mor vesh se me gjasë kishte përfshirë dhjetëra mijëra hollësi të vizave.

Bryant tha se raportimi rreth incidentit ishte “spekulim” dhe se Qeveria po i vazhdon hetimet, por në këtë fazë ka “goxha besim” se kishte rrezik të ulët se ndonjë individ mund të jetë prekur.

“Ne ia dolëm që ta mbyllnim vrimën, siç ishte, shumë shpejt. Ishte një çështje teknike në njërën nga faqet tona” – shto ai.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha më herët këtë muaj se Kina paraqet “rreziqe të sigurisë kombëtare” ndaj Britanisë, por e mbrojti vendimin e kabinetit të tij për t’i shtuar angazhimet me fuqinë aziatike.

Ai pritet ta vizitojë Pekinin në fund të janarit të vitit 2026, sipas disa burimeve./Nacionale

Lajme të ngjashme