Qesharake: Zyrtari i Protokollit në kabinetin e Kurtit, thotë se pati nderin të takohet me shefin e NATO-s - NACIONALE

Qesharake: Zyrtari i Protokollit në kabinetin e Kurtit, thotë se pati nderin të takohet me shefin e NATO-s

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një postim qesharak e ka bërë në rrjetin social LinkedIn, Ismail Hakki Ustaibo. Ky i fundit zyrtar i protokollit në kabinetin e Kurtit.

Ai ka thënë se është i nderuar që është takuar me sekretarin e NATO-s. Pavarësisht, a mund të quhet apo jo takim një gjë e tillë.

“Dje pata nderin të takohem me Sekretarin e NATO-s Mark Rutte, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti e priti ngrohtësisht në zyrën e tij”, ka shkruar zyrtari i protokollit në kabinetin e Kurtit.

Ai ka publikuar edhe disa imazhe.

“Jam krenar të ndaj këto imazhe nga kjo vizitë historike – ato pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës për diplomaci, bashkëpunim dhe përparim. Qeveria e Kosovës vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për sigurinë rajonale dhe evropiane”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme