Qesharake: Malishevasi nxjerr në shitje një BMW 218D, e prezanton si X2
Një person nga Malisheva ka nxjerrë një shitje një BMW me targa të Zvicrës, por mësa duket, ose nuk i njeh mirë modelet e prodhuesit gjerman, ose veturën e ka paraqitur qëllimisht si model tjetër.
“Shitet BMW X2 xdrive, 180.000 km, e ardhur nga Zvicra, qmimi: 7900€” – shkroi z. Zenel Shala në grupin “Marakli t’Kerreve”, ku publikoi disa fotografi të BMË-së së zezë.
Megjithatë, vetura që shihet në fotografi nuk është BMW X2, por BMW Seria 2, më saktësisht modeli 218D.
Shpërputhjen mes modelit të pretenduar nga shitësi dhe modelit të veturës që shihet në fotografi e vërtejn disa komentues. “Ky veq X2 nuk osht” – shkroi njëri prej tyre.