Qesharake: Këshilltari i Kurtit thotë se VV-ja do ta propozonte qeverinë qysh më 15 prill “po të mos bënte sallta opozita” - NACIONALE

Qesharake: Këshilltari i Kurtit thotë se VV-ja do ta propozonte qeverinë qysh më 15 prill “po të mos bënte sallta opozita”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Nëntë muaj truqe e marifete procedurale për të mbajtur për 60 herë një kandidaturë të Albulena Haxhiut, e cila s’i kishte votat.

Por, këshilltari i Albin Kurtit, ish-këshilltari i Fatmir Limajt, Jeton Zulfaj, pretendon se qysh më 15 prill, Vetëvendosja mund të kishte propozuar qeverinë në Kuvend.

“Ne do të duhej të zgjidhnim qeverinë. Nëse kryetari i Kuvendit do të zgjidhej më 15 prill dhe nuk do të bëheshin të gjitha ato ‘sallta’ e gjithë ajo bllokadë për të zgjedhur prapë një kryetar të Kuvendit nga grupi më i madh parlamentar. Nëse nuk do të humbej gjithë ajo kohë ne do të propozonim një qeveri qysh me 15 prill dhe afatet do të rrjedhni sikurse tani që po i shohim të rrjedhin”, tha Zulfaj në KTV.

Lajme të ngjashme