Qesharake: Basha pretendon se Rugova do të ishte në krah të Kurtit, që e ofendonte rëndë sa ishte gjallë - NACIONALE

Qesharake: Basha pretendon se Rugova do të ishte në krah të Kurtit, që e ofendonte rëndë sa ishte gjallë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka bërë një pretendim të çuditshëm.

Në një postim përkujtues për Ibrahim Rugovën, president historik i Kosovës, Basha ka pretenduar se po të ishte gjallë Rugova do të ishte në krah të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

“Rugova sot do t’ishte aleat i Kryeministrit Kurti, kurse kjo LDK e sotit e kishin quajtë Rugovën anti-amerikan, edhe dro që e kishin përjashtu edhe prej partisë!” – ka shkruar Basha.

Pra Basha pretendoi se Rugova do të ishte në krahun e Kurtit, i cili e kishte kritikuar ashpër Rugovën sa ishte gjallë.

Për kritikat e Kurtit ndaj Rugovës, Nacionale ka shkruar dje, të cilin lajm mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme