Qendra Europiane për Media të Lira: Jemi të alarmuar se në veturën e Kajtazit u gjet një pajisje gjurmuese - NACIONALE

Qendra Europiane për Media të Lira: Jemi të alarmuar se në veturën e Kajtazit u gjet një pajisje gjurmuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Europiane për Media të Lira ka reaguar pasi gazetarit Vehbi Kajtazi iu gjet një pajisje e përgjimit në veturë.

Qendra ka përmendur se kjo vjen vetëm disa ditë pasi Kajtazi e gazetarë të tjerë ngritën shqetësimet për ndjekje nga AKI-ja.

Sipas kësaj organizate, organet e rendit duhet që sa më parë ta zbulojnë këtë rast.

E plotë:

“Jemi të alarmuar se në veturën e gazetarit të Kosovës Vehbi Kajtazi u gjet një pajisje gjurmuese, vetëm disa ditë pasi ai dhe gazetarët e tjerë ngritën shqetësime serioze për ndjekjen nga anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Kosovës që të kryejnë një hetim efektiv, të pavarur dhe profesional për të siguruar që personat përgjegjës për spiunimin e gazetarëve të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.”

Lajme të ngjashme