Qendra e VV-së Prishtinë mirëpret shkarkimin e Kryeshefit të Ndërmarrjes “Prishtina Parking” - NACIONALE

Qendra e VV-së Prishtinë mirëpret shkarkimin e Kryeshefit të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka mirëpritur shkarkimin e Kryeshefit të Ndërmarrjes “Prishtina Parking” Liridon Restelica.

Në njoftimin e VV-së thuhet se reagimi i tyre për kontratën e dyshimtë 750 mijë euroshe ishte i drejtë.

“U dëshmua se reagimi ynë për kontratën e dyshimtë të zhvilluar nga Ndërmarrja “Prishtina Parking”, ku një aplikacion kësaj Ndërmarrje i kushtoi 750.000.00€, ishte i drejtë dhe parimor”, thuhet në reagimin e qebdrës së VV-së në kryeqytet.

VV kërkon nga Bordi i Ndërmarrjes që të anuloj kontratën.

“Kërkojmë nga Bordi i Ndërmarrjes që menjëherë ta anuloj kontratën të cilën e kemi denoncuar dhe poashtu presim veprime konkrete nga organet kompetente për hetimin dhe sqarimin e të gjitha keqpërdorimeve të mundshme që kanë ndodhur deri tani”, thonë ndër tjerash në VV.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme