Qelaj: Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit - NACIONALE

Qelaj: Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka treguar sfidën më të madhe më të cilën përballur ky institucion.

Ai ka bërë me dije se kjo sfidë është mungesa e vullnetit politik të partive për t`i formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton EO.

Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera”, ka thënë Qelaj.

Ndër të tjera, ai ka treguar për punën e këtij institucioni.

Një reflektim dhe një rekapitullim e krejt punës që ky institucion ka bërë me qëllim që të paraqesim para partnerëve ndërkombëtare. Nuk ka qenë e lehtë që sot me qenë institucioni i konsilidum bazuar në standardet më të avancuar të BE-së dhe një rol kyç në shtet ndërtim të Kosovës sa i përket respektimit të drejtave themelore të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit ka pritur në zyrën e tij mbi 52 mijë qytetarë, ky është një tregues i jashtëzakonshëm sa i hapur ka qenë institucioni për të qenë afër shqetësimeve dhe probleme që kanë qytetarët e të gjithë etnive dhe komuniteteve. Janë 2 mijë e 300 rekomandime që janë dhënë autoriteteve publike që lidhen me avancimin respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Janë mbi 90 agjenci ndërkombëtare që e kanë mbështet Avokatin e Popullit”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme