“Qe, konflikt i pastër interesi”: Bajrami fakton se si Muratit emëroi në Bord të Ankesave përfaqësues të kompanive të kontabilitetit
Ministri i Financave, Hekuran Murati me emërimin në Bord të Ankesave një përfaqësues të kompanive të mëdha të kontabilitetit është “në konflikt të pastër interesi”, ka faktuar fije-për-pe, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
“Tani, një ministër i Financave që bën gjëra të tilla me dalë edhe mem tregu mu qysh e lufton kontrabandën. Ky zotnia, Ruzhdi Zenelaj punon në firmë të kontabilitetit, ksi firma të mëdha të kontabilitetit. Nuk kam kundër këtij asgjë dhe firmës, por kam kundër që një përfaqësues i kompanive më të mëdha në Kosovë, ai paradite bën ankesa në ATK, i refuzohen, masdite ulet në Bord, në shkallën e dytë, çka bën? A s’është konflikt interesi qeky a?”
“Për më tepër Kryetari i Bordit, Samir Tahiraga po ashtu punon në një kompani shumë të madhe të kontabilitetit, edhe ky dmth përfaqëson kompani të kontabilitetit të cilat bëjnë ankesa në ATK.
Hekuran Murati me nënshkrim të vetin, përfaqësues të kompanive më të mëdhaja të kontabilitetit’’, tha Bajrami në Debat Plus.