Qe çka po kërkon Limaj ndaj Kurtit, sipas Leonard Kerqukit - NACIONALE

Qe çka po kërkon Limaj ndaj Kurtit, sipas Leonard Kerqukit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autori i “Pressing”-ut, Leonard Keruqki, ka ndarë informacione të veta në lidhje me kërkesat që Fatmir Limaj – siç pretendon ai – ia ka shtruar Albin Kurtit, për çka tha se ky i fundit nuk i është përgjigjur prerë ende.

“Nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës, deri më tani informatat që ne i posedojmë ende nuk ka një marrëveshje mes fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe partive të tjera. Është diskutu një mundësi e koalicionit VV-Nisma, e cila ka tre deputetë, aq sa i duen Kurtit duke i përfshirë edhe minoritetet joserbe, për të shkuar në 62 mandate. Por deri tani sipas informatave që unë i posedoj nuk është arritur një marrëveshje”, tha Kërquki.

“Sipas informatave të tanishme, Nisma ka kërkuar postin e kryetarit të Parlamentit dhe një pako të ligjeve të domosdoshme sipas kësaj partie që duhet miratuar në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe atë për pragun elektoral. Gjë që ende nuk ka përgjigje nga Kurti, i cili këto ditë është takuar me Fatmir Limajn”, shtoi Kërquki.

Lajme të ngjashme