Qalaj publikon pamje të stacionit policor në Viti: Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti ndaj Policisë - NACIONALE

Qalaj publikon pamje të stacionit policor në Viti: Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti ndaj Policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka publikuar fotografi të dhomës së intervistave në stacionin policor në viti, e cila duket se është në gjendje shumë të keqe

Ish-drejtori i Policisë shkroi në Facebook se kjo është “fytyra e vërtet e qasjes së Qeverisë Kurti ndaj Policisë së Kosoves”.

“Dhoma e intervistave në Stacionin Policor në Viti – Fytyra e vërtet e qasjes së Qeveris Kurti ndaj Policisë së Kosoves! “Ajo mbi tavolinë është e tavanit që ka ra, kurse shporten e mbeturinave e kemi vendos se sa her që bie shi përherë rrjedh ujë nga kulmi” citim i fjalëve të zyrtarëve Policor të këtij Stacioni”, shkroi Qalaj.

Lajme të ngjashme