Qalaj: Në veri po shpërndahen armë, asnjë reagim nga autoritetet e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se në veri po shpërndahen armë dhe autoritetet kosovare nuk po ndërmarrin asnjë veprim.
Qalaj në “Desku” të KTV-së, ka thënë se nuk mund të flitet për shtrirjen e sovranitetit në veri kur atje shpërndahen armë dhe autoritetet vendore nuk ndërmarrin asgjë.
“Kosova duhet ta ketë qëndrimin e saj dhe duhet ta zbatojë ligjin në çdo pjesë të saj. Nëse deri më tash nuk është intervistuar dhe arrestuar asnjë njeri i vetëm, nuk kemi asnjë operacion për shpërndaje të armëve, për çfarë shtrirje të sovranitetit flasim për veri”, ka thënë ai.