Qalaj i PDK-së: Qeveria Kurti e ka degraduar çdo institucion - NACIONALE

Qalaj i PDK-së: Qeveria Kurti e ka degraduar çdo institucion

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj mendon se pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion.

Ai u shpreh se kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të ketë kujdes me institucionet.

“Jo policinë, por të gjitha institucionet të cilat realisht janë duke punuar, mund të them që pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion, ajo po bën përpjekje që t’i kap edhe sindikatat, iu ka shpallur në një far mënyrë luftë edhe grevistëve, realisht pushteti aktual është duke degraduar çdo institucion në të cilën kohë po veprojmë dhe unë besoj që nuk është rruga e duhur”, tha Qalaj për Klan Kosova.

Qelaj thotë se nuk është normale që qeveria të ndryshoj komplet struktura organizative e institucioneve.

Është krejt normale që kur të zgjidhet qeveria të ketë edhe ndryshime të menaxhenteve në insitucionet e ndryshme, por kjo nuk do të thotë që qeveria të ndikojë direkt që komplet struktura organizative e institucioneve të ndryshme të ndryshojë. Unë mendoj që kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sa i përketë institucioneve, e sidomos institucioneve të pavarura”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares dhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse kemi pasur raste të lajmëruara më herët dhe Policia e Kosovës nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura, edhe pse mos të harrojmë që gjithmonë hetuesit policorë kur kemi të bëjmë me vepra penale të dhunimit dhe vepra penale tjera të rënda, vepron sipas instruksioneve të prokurorit të rastit, ndërsa prokurori i jep udhëzimet gjithmonë duke u bazuar në deklaratat që i ka marrë polici, respektivisht hetuesi që e interviston viktimën në këtë rast dhe nëse Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha veprimet, atëherë nuk do të kishte arsye, ndërsa nëse policia ka dështuar, nuk e ka trajtuar si duhet, realisht nuk e ka trajtuar fare apo ka dështuar në trajtimin e rastit, normalisht qe do të kisha dhënë dorëheqje dhe do të kisha kërkuar edhe dorëheqjen që nga polici dhe zinxhiri komandues deri lart”, u shpreh tutje Qalaj.

Lajme të ngjashme