Qalaj: Është e turpshme se si arma e njërit polic në Skënderaj, iu dërgua Bekim Jasharit
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se është e turpshme që arma e njërit polic në Skënderaj, iu dërgua ish-kryetarit të kësaj komune, Bekim Jasharit.
“Është informatë neveritëse se si një person që ka pasur një funksion publik dhe njeri i respektuar edhe gjatë luftës, ta bëjë një veprim të tillë dhe pse ajo armë të merret nga ai qytetar e pastaj të mos dërgohet në stacionin policor, por të gjendet një ndërmjetës, në këtë rast zoti Bekim Jashari. Mendoj se duhet ta dënojmë të gjithë. Kurdo që ka ndodhur, nga kushdo që ka ndodhur, unë i dënoj të gjitha dhe asnjë person në Kosovë nuk ka të drejtë ta sulmojë policinë e Kosovës”, ka thënë Qalaj në Klan Kosova
Ai foli edhe për gjeneratën e re të policëve, të cilët i lavdëroi për punën që bëjnë.