“Pyetje të sajuara me djallëzi”: Analisti tregon pse sondazhi i UBO-s mund të mos jetë real
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar sondazhin e UBO Consulting, ku VV-ja del si partia e parë në vend.
Ai ka përmendur disa çështje problematike në lidhje më këtë sondazh, të cilat, sipas tij, e bëjnë që matja të mos jetë kredibile dhe reale.
Në profilin e tij në “Faceboo”, Muharremi ka thënë se porositësit e sondazhit kanë bërë disa pyetje specifike, ku qytetarët nuk kanë pasur shumë mundësi të përgjigjen.
“UBO është organizata më kredibile për matje që njof në këtë rajon. Por porositësit e matjeve i kishin bërë disa pyetje shumë speficike. Qytetarët tanë nuk kishin pas shumë mundësi: "(a) A doni asociacion; apo (b) shkëmbim". Nuk kish pas një opcion (c) Asnjërën. Për çudi imagjinata e porositësit nuk kish shku aq lartë me pyet: A doni asociacion apo NDARJE:). A don asociacion apo bashkim me Rusinë?”, ka shkruar ai, duke shtuar se pyetjet e tilla ishin një kurth.
“Edhe pyetjet tjera ishin një kurth për qytetarët. Një çasje maksimaliste dhe ekstreme, ku në disa pyetje ishin përfshirë pa pikë shije edhe persona që nuk janë aktiv në politikë fare. Disa pyetje të sajuara me djallëzi dhe gjakftohësi sikurse ai vrasësi profesionist me pagesë nga filmat e Hollyëood-it”, ka vlerësuar ai.
Megjithatë, ai ka thënë se VV-ja vazhdon të jetë partia e parë në vend.
“Sigurisht që VV është partia e parë. Por një matjen në momentin specifik me pyetje djallëzore në kohën kur ndahen dhjetëra milion euro në ndihma nuk është një matje kredibile dhe reale. Me një qeverisje të dobët, me shumë skandale në arsim, me një rezultat në PISA në fund të botës. Me inflacion të pemëve dhe perimeve 10-20% thujase secilën muaj. Me fatura të energjisë që rriten eksponencialisht (tetor, nëntor, dhjetor) nuk ka si të mirëmbahet një përkrahje e tillë”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka bërë me dije se ky sondazh do ti kthehet bumerang VV-së.
“Kjo matje më së shumti dëme do i krijoj VV-së pë për shkak se ata tashmë do të relaksohen me 48.5%, ndërsa kjo do i mobilizoj edhe më shumë opozitën. Në fund, ky sukses i orkestruar momental, do kthehet në dicka të dëmshme afatgjate. Në fund, VV do të mbetet në rajonin e 30% në zgjedhjet e ardhshme dhe do të detyrohet të bëjë koalicion me njërën nga partitë opozitare. Me shumë gjasë edhe mund të humbas drejtimin e qeverisë. Ky sondazh do të ngatëroj edhe më shumë pushtetin. Një satisfakcion momental me dëme afatgjate”, ka shkruar ai.