Pyet Valon Syla: A u ngitë Vetëvendosje për këto dy vjet? - NACIONALE

Pyet Valon Syla: A u ngitë Vetëvendosje për këto dy vjet?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për dy vjetorin e fitoresLëvizjes Vetëvendosje të datës 14 shkurt 2020.

Syla pyet me retorikë se “a u ngitë Vetëvendosje për këto 2 vjet”.

Ai beson se pas dy viteve siç i quan “dëshpërim”, votuesit e Kurtit ka me i mbajtë inati, dhe jo puna e mirë e qeverisë

Ka me ju mbajt inati që keni gabu në besim te një njeri që ja u zgjidhë problemet i vetëm, me 1 shrafciger. Ka me ju mbajt inati, cka keni shkru në Facebook e qysh i keni sha ma të afërmit tuaj që skanë besuar si ju... ose qysh e keni lavdu Kurtin tu ja u teshë vllaznive e dhëndurve për politikë, tu' bo Be verbërisht për Kurtin. Keni me majtë inati edhe për çka i keni thonë e qysh ja u keni teshë kojshive te shkallët e lifti”, - shkruan Syla.

Gazetari mendon se një pjesë e votuesve të Kurtit do të largohen nga Kosova si shenjë “dëshpërimi dhe inati”.

E mbas krejt kësaj, dhe dy vjetëve tjera inati. Përsëri s'keni me pranu që keni gabu, por veç shumica prej jush keni me vendos mos me dalë mo' në zgjedhje. Edhe pjesa tjetër, prej dëshprimi e inati, ka me ja nisë me lyp zgjidhje qysh me lëshu Kosovën, që me vazhdu me na sha prej atje.

Pra këto fakte, nuk i rrokin sondazhet... por i rrokin mas 2 vjete”, - përfundon Valon Syla.

Lajme të ngjashme