Putini u thotë nënave të ushtarëve që të mos besojnë gjithçka që shohin në internet - NACIONALE

Putini u thotë nënave të ushtarëve që të mos besojnë gjithçka që shohin në internet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha të premten nënave të disa ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë që të mos i besojnë gjithçkaje që shohin në televizor ose që shohin në internet.

Sipas kreut të Kremlinit, shumë gjëra të rreme po qarkullojnë për atë që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, raporton agjencia "Reuters".

Në një takim të incizuar paraprakisht e të publikuar në televizionin shtetëror, Putini gjithashtu tha se udhëheqësit e Rusisë e kuptojnë dhe e ndajnë dhimbjen e atyre që i kanë humbur njerëzit më të dashur duke luftuar në Ukrainë.

Ai u zotua se nuk do ta harrojë vuajtjen e pakrahasueshme të nënave që i kanë humbur bijtë e tyre në konfliktin 9-mujor.

Lajme të ngjashme