Putini: Perëndimi deshi të krijonte një shtet dekadent, por humbi
Siç e ka zakon, presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin e tij vjetor për ta kritikuar Perëndimin.
Ai tha se Perëndimi dëshironte që të krijonte një “shtet dekadent”, por ka humbur, raporton televizioni BBC.
Putini i çmoi Rusinë dhe popullin e saj, duke thënë se ka pasur “shekuj të unitetit” që kanë krijuar forcë të pathyeshme.
Presidenti rus tha se Rusia është “shtyllë e demokracisë” dhe se ai nuk do të lejojë askënd që të ndërhyjë në çështje të brendshme.
Putini tha se përkulet para këmbëve të ushtarëve rusë dhe shpalli një minutë heshtje në nderim të ushtarëve të rënë.