Putini i fton gazetarët: Nëse dikush dyshon, ejani e shikoni se kush e kontrollon Pokrovskin - NACIONALE

Putini i fton gazetarët: Nëse dikush dyshon, ejani e shikoni se kush e kontrollon Pokrovskin

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se qyteti Pokrovsk i Ukrainës është nën kontroll të plotë të ushtrisë ruse dhe i ftoi gazetarët ndërkombëtarë e ukrainas që ta shohin këtë gjë me sytë e tyre.

“Nëse ndokush ka dyshime, ju lutem ejani e vizitojeni Krasnormeyesk-un (emri i vjetër sovjetik i Pokrovskit) dhe shikoni se kush vërtet e kontrollon atë” – tha kreu i Kremlinit, raporton televizioni BBC.

Ai gjithashtu u zotua për kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të forcave ukrainase ndaj anijeve transportuese ruse të naftës në Detin e Zi.

Putini i cilësoi “piratëri” këto sulme, duke premtuar intensifikim të sulmeve ndaj objekteve dhe anijeve ukrainase dhe kërcënoi se Ukraina do të shkëputej tërësisht nga deti.

Të hënën, presidenti rus pretendoi se ushtria ruse i kishte marrë nën kontroll qytezat Pokrovsk dhe Kupyansk. Sidoqoftë, vëzhguesit ukrainas dhe ndërkombëtarë e kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim.

Më shumë për këtë zhvillim, këtu.

Lajme të ngjashme