Putini arrin në Kinë, takohet me homologun Xi Jinping - NACIONALE

Putini arrin në Kinë, takohet me homologun Xi Jinping

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur për një vizitë dyditore në Kinë. Atje u prit nga homologu kinez, Xi Jinping.

Dy presidentët janë takuar mes vete më shumë se 40 herë. Jinpingu së fundi udhëtoi në Moskë në mars të vitit të kaluar, ndërsa Putini ishte në Pekin në tetor për të marrë pjesë në një samit për nismën kineze, “Rripi dhe Rruga”, raporton gazeta “The Guardian”.

Më vonë, dy udhëheqësit pritet që të marrin pjesë në një ceremoni për festimin e 75-vjetorit të njohjes së Republikës Popullore të Kinës nga Bashkimi Sovjetik. Mao Zedongu e shpalli këtë republikë më 1949.

Kina mbetet shteti më i fuqishëm në mesin e miqve të Moskës. Lidhjet e të dyja shteteve vetëm janë thelluar gjatë dy vjetëve të luftës në Ukrainë.

Disa ditë para se të niste pushtimi rus i Ukrainës, Kina dhe Rusia kishin shpallur bashkëpunim “pa kufij”, kur Putini e kishte vizituar Pekinin.

Sidoqoftë, bashkëpunimi mes këtyre vendeve është ballafaquar me presion gjithnjë më të madh, përderisa administrata e presidentit Biden të ShBA-së po synon që ta izolojë Rusinë nga mbështetja e Kinës.

Perëndimi thotë se Kina ka luajtur rol kritik për ta ndihmuar Rusinë që t’u bëjë ballë sanksioneve dhe i ka ofruar teknologji kyçe që Rusia e ka përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme