Putin ka frikë nga njerëzit e tij, thotë Zelensky - NACIONALE

Putin ka frikë nga njerëzit e tij, thotë Zelensky

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një intervistë për BBC-në, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, ai thotë se Rusia "nuk është e gatshme" të përdorë armë bërthamore.

"Ata nuk e dinë nëse do të përdorin apo nuk do të përdorin. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë," është shprehur Zelensky.

Zelensky thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë “nga njerëzit e tij” pasi ata ishin të vetmit që mund t'i hiqnin pushtetin dhe t'ia jepnin dikujt tjetër.

I pyetur nëse Putini do të mbijetojë nëse Ukraina fiton luftën, Zelensky përgjigjet: "Nuk më intereson".

Lajme të ngjashme