Putin do të flasë para popullit për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, presidenti rus Vladimir Putin pritet që së shpejti t'i japë një fjalim të rrallë kombit.
Fjalimi i Putinit vjen menjëherë pasi katër zonat e okupuara të Ukrainës shpallën 'votimin' për bashkimin me Rusinë dhe pritet që ai të trajtojë këtë lajm para publikut.
Kujtojmë se rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës lindore dhe jugore kanë njoftuar të martën planet për të nisur votimet gjatë kësaj jave për t’u bërë pjesë integrale e Rusisë.
Planifikimi i referendumeve që nisin të premten në rajonet Luhansk, Kherson dhe rajonet pjesërisht të kontrolluara nga Rusia, Zaporizhzhia dhe Donetsk erdhi pasi një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin tha se votat janë të nevojshme, ndërsa Moska po humbet terren në pushtimin që filloi gati shtatë muaj më parë duke rritur kështu presionin ndaj Kremlinit për një përgjigje të ashpër.
