Putin dhe Erdogan takim të enjten, do të flasin për Ukrainën - NACIONALE

Putin dhe Erdogan takim të enjten, do të flasin për Ukrainën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të enjten me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të diskutuar rreth Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se takimi do të zhvillohet në Astana të Kazakistanit.

Duke folur për gazetarët, Peskov ka thënë se ishte e “mundur” që liderët të diskutonin një propozim turk për të pritur bisedimet mes Rusisë dhe Perëndimit për paqen në Ukrainë.

Putin dhe Erdogan u takuan për herë të fundit në mes të muajit shtator në margjinat e një samiti të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangati, në Uzbekistan.

Lajme të ngjashme