Pupovaci i Këshillit të Serbëve në Kroaci thirje serbëve të Kosovës: Mësoni nga gabimet tona
Përfaqësuesi i Këshillit të Përbashkët të Serbëve në Kroaci, Millorad Pupovac u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për, siç tha ai, “të mësojnë nga gabimet tona” referuar Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
“Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara”, tha Pupovac për mediumin serb “Kosovo Online”.
“Sipas kësaj, ato nuk mund të jenë organizata joqeveritare, por duhet të jenë diçka tjetër. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është siguruar në Kroaci deri më sot. Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe se kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, kushtet e financimit varen nga rrethanat politike” tha Pupovac.