Punëtorin në Suharekë e zë rryma
Policia e Kosovës ka marrë informacione se një punëtorë në Suharekë është lënduar derisa ishte duke punuar. Sipas policisë punëtori në fjalë ka rënë në kontakt me rrymën.
I njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Fsh. Bllacë, Suharekë 17.08.2022 – 09:34. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.