Punëtoret e sektorit privat shtyjnë për një javë vendimin për protestë
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është shtyrë për një javë vendimi për protestë.
Në një konferencë për medie, ai ka treguar se shtyrja ka ndodhur për t`i dhënë edhe një afat Qeverisë që të reflektoj karshi kërkesave të tyre.
“Njoftoi opinionin dhe punëtorët e sektorit privat të Kosovës se protesta për të cilën është dashur që sot të merret vendim, që të fillohet javën tjetër, vendimi do të merret javën tjetër. Ne edhe një javë po i japim mundësi, po i japim afat Qeverisë së Kosovës që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë, të reflektojë mirë”, ka thënë Azemi.
Ai ka thënë se mbi 80 për qind e punëtoreve kanë qenë që vendimin të merret sot për protestën.
Azemi ka thënë se e rëndësishme për punëtorët është që protestën ta fillojnë të gjithë bashkërisht.