Punë, punë, ditë e natë: Këshilltarja e Albulena Haxhiut, Nazlija, takon motrën e saj Nazifen në ministri - NACIONALE

Punë, punë, ditë e natë: Këshilltarja e Albulena Haxhiut, Nazlija, takon motrën e saj Nazifen në ministri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë ndarë 200 mijë euro mbështetje financiare për strehimoret e viktimave të dhunës në familje nga Ambasada e Amerikës. Ky lajm i mirë, megjithatë u 'eklipsua' paksa nga një lajm tjetër deridiku i mirë. Çka ndodhi?

Kosova është vend i vogël, tepër i vogël. Nuk mund të theksohet mjaftueshëm sa i vogël. Por megjithatë, një ilustrim të mjaftueshëm për këtë vogëlsi na e ofrojnë politikanët tanë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca mund ta takojë axhën e tij Rabitin në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe më herët babain e tij Sherifin në Kuvend.

Besnik Bislimi mund ta takojë nipin e tij Gëzimin (Tosunin) – pas 50 vitesh – në Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Albulena Haxhiu mund ta takojë burrin e saj Albanin në ministrinë e Pushtetit Lokal. E kështu me radhë.

Një ngjarje e tillë ndodhi sot.

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, znj. Nazlije Balaj, ka takuar sot motrën e saj Nazifen (Jonuzi) në një takim pune së bashku me disa shoqata të strehimoreve dhe Ambasadën e Amerikës.

Ambasada i ka dhënë 200 mijë euro mbështetje financiare përfaqësuesve të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje. Nazifja ishte në mesin e përfaqësuesve.

*Në këtë artikull nuk ka asnjë indikacion të ndonjë forme të nepotizmit.

Lajme të ngjashme