Publikohet një letër që thuhet se është shkruar nga një pjesëtar i NjSI: Ne ishim bllokuar në Jarinjë, ju në zyret tuaja
Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka publikuar një letër, për të cilën thotë se është shkruar nga një pjesëtar i Njësisë Speciale Intervenuese.
Në këtë letër, thuhet se polici deklaron që ishte i bllokuar në Jarinjë për 21 ditë rresht dhe se aty ishin kushtet e tmerrshme, pasi nuk i kishin as gjërat elementare.
Po ashtu, zyrtari në letër thotë se gjatë asaj kohe nuk ka komunikuar as me familjarët e tij.
“Përderisa ti kryeministër, ministri dhe të tjerët që qëndronit në zyrët tuaja, veturat luksoze dhe pranë familjeve tuaja, ne kishim kaq shumë mungesa dhe e vetmja shprsë për neve ishin kolegët tanë për të cilët ti dhe të tjerët thuani se kanë marrë pagë 2200 euro në muaj.” – thuhet tutje.
Në fund, polici thotë se familja do të merrte edhe kredi, që të paguheshin këto para dhe të ishin pranë njëri tjetrit.
“Kryeministër, kur është fjala për atdheun ne jemi në gjendje të sakrifikojmë gjithçka si rasti i 24 shtatorit i kolegut tonë që dha jetën për Kosovën, të punojmë jo 21 ditë por gjithë jetën pa para, por nuk lejojmë që të luhet dhe të përdhoset dinjiteti jonë, dhe të luhet me ndjenjat tona e të familjarëve tanë." – shkruan në fund.