Publikohen pamje të hedhjes së raketave kineze drejt ujërave përreth Tajvanit - NACIONALE

Publikohen pamje të hedhjes së raketave kineze drejt ujërave përreth Tajvanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi shtetëror kinez në gjuhën angleze, “Global Times”, ka publikuar një video në të cilën pretendohet se shihet hedhja e raketave konvencionale drejt ujërave përreth Tajvanit.

“Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore hodhi raketa konvencionale drejt ujërave të caktuar në lindje të ishullit të Tajvanit të enjten”, shkroi “Global Times” në një postim në Twitter.

Në video shihet hedhja e disa raketave nga një zonë malore. Pamjet nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Lajme të ngjashme