Publikohen pamje nga vendi ku po ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë - NACIONALE

Publikohen pamje nga vendi ku po ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fotografi nga punimet që po bëhen në vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore.

BIK në postimin e publikuar në Facebook, ka thënë se pamjet janë realizuar nga fotografi, Metush Mziu.

“#XhamiaQendrorePrishtinë Foto të realizuar sot nga fotografi ynë Metush Mziu në vendpunishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, thuhet në postimin e BIK.

Bashkësia Islame e Kosovës është pajisur me leje ndërtimore për këtë xhami tek sivjet, ndonëse gurthemeli i saj ishte vënë pothuajse para dhjetë vjetësh.