Publikohen çmimet maksimale të derivateve: Nafta shtrenjtohet edhe për dy centë - NACIONALE

Publikohen çmimet maksimale të derivateve: Nafta shtrenjtohet edhe për dy centë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka publikuar çmimet maksimale për derivatet e naftës.

Sipas njoftimit, produkti dizel është shtrenjtuar për dy centë. Nga 1.76, sa ishte të mërkurën, sot është 1.78 euro.

Ndërsa çmimi maksimal për produktin benzinë është njëjtë si të mërkurën, 1.40 euro, ndërkaq produkti gaz kushton 0.75 euro.

Këto çmime vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Lajme të ngjashme