Pse VV-ja s’e përmend më bashkimin kombëtar? Deputeti thotë se s’flasin publikisht pasi dëmtohet Kosova - NACIONALE

Pse VV-ja s’e përmend më bashkimin kombëtar? Deputeti thotë se s’flasin publikisht pasi dëmtohet Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka treguar arsyen pse ky subjekt politik që erdhi në pushtet duke e përmendur bashkimin kombëtar, nuk po flet më për këtë çështje.

Krejt këtë, ai në emisionin “Java sonte me Rronin”, e arsyetoi me pozicionin në të cilin ndodhet Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nëse flitet publikisht, atëherë mund të dëmtohet Kosova.

"Përmendet, po jo publikisht, arsyeja për shkak të pozicionit që jemi. Dikush që osht në VV, edhe brenda konceptin, s’i vjen marre me thënë atë që e beson dhe e mendon, ndoshta në të ardhmen edhe me u angazhu. Ngjarje e shumë procese e kanë pru Vetëvendosjen në pozicion udhëheqës, na ka bind se nëse fillojmë të flasim për këto tema, mund ta dëmtojmë Kosovën... Kanihere po duhet me e heshtë atë që e beson, por kursesi me e braktisë jo. Njerëzit munden me pasë mendime të ndryshme, po flas për aktivistë të LVV-së", tha ai.

Nacionale para disa javësh raportoi se kryeministri Albin Kurti as kur e shpalosi platformën e tij, derisa kërkonte edhe një mandat si kryetar i LVV-së, nuk përmendi bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Ndryshe nga hera e kaluar, kur në vitin 2018 Kurti fliste për bashkimin me Shqipërinë, kësaj radhe shefi i ezkekutivit e kishte bërë edhe një kapërcim. Në platformën e tij, ai iu referua Kosovës me termin republikë.

Lajme të ngjashme