"Pse Serbia s'e vrau Ramushin, por ia vrau vëllezërit?" - Feraj i VV-së tenton t'i jap kuptim deklaratave problematike - NACIONALE

"Pse Serbia s'e vrau Ramushin, por ia vrau vëllezërit?" - Feraj i VV-së tenton t'i jap kuptim deklaratave problematike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, në një intervistë për emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ka diskutuar rreth një deklarate të tij shumë problematike e disa pretendime thënë në formë nënkuptimesh në lidhje me Ramush Haradinajn.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Feraj ka skandalizuar sot opinionin publik me nënkuptime të caktuara kundër Ramush Haradinajt.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi dërgoi natën e me urgjencë ListënSerbe që ta bëjë Ramushin kryeministër,” - është shprehur Feraj.

Sipas Ferajt, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që tre vite po vazhdon të pyet se përse Kurti është gjallë dhe kjo përbën pyetje për të gjithë shqiptarët të cilët nuk janë vrarë nga serbet.

Sipas logjikës së Haradinaj, pohon Feraj, ekziston një faj ndaj atyre që i kanë shpëtuar vrasjes nga serbet.

“Kurti ja dalë i gjallë nga burgu, a thua se ka bërë ndonjë faj që ka dalë i gjallë nga burgu, kjo është një pyetje që sigurisht që fyen të gjithë ata shqiptarë që nuk janë vrarë nga serbet, së paku popullsia e Kosovës për fat të mirë ka mbetur gjallë dhe ka vazhduar të shtohet. Ndërkohë që sipas pyetjes së Haradinajt, është njëfarë faji po të mbetesh gjallë dhe po të mos jesh vrave nga serbet. Është një pyetje perverse, është një pyetje që ai e ka bërë në 2020, 2021 dhe vazhdon ta bëjë në vitin 2022 dhe është një pyetje moralisht e keqe, estetikisht të shëmtuar dhe epistemologjikisht e pakuptimtë. Ai ka vënë shembuj njerëzisht që janë vrarë dhe Kurti jo, edhe unë po jap një shembull që brenda familjes së tij janë vrarë. A duhet ta bëjmë atëherë pyetjen që bën Ramushi vazhdimisht?” tha Feraj.

Lajme të ngjashme