PSD me aksion tek ministria e Latifit: “Qu prej gjumit ministër!” - NACIONALE

PSD me aksion tek ministria e Latifit: “Qu prej gjumit ministër!”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Social Demokrate, ka zhvilluar një aksion pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Një pankartë e madhe, është vendosur tek dyert e të parit të shëndetësisë, Rifat Latifit, i cili po kritikohet shumë për “dembelin” e tij.

Natyra Kuçi, nga kjo parti i ka bërë thirrje ministrit Latifi, që të zgjohet nga gjumi, e ta shehë gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në vend.

“Para disa ditëve në shkallët e emergjencës ia shtrim tepihun, ministrit Latifit, e shtrim atë tepih, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte, ndoshta i nxitur edhe nga flamuri i tepihut, duke e parë gjendjen që është në spitalet tona”, ka thënë Kuçi.

Lajme të ngjashme