PSD mbledh paratë për të paguar gjobën, falenderon qytetarët - NACIONALE

PSD mbledh paratë për të paguar gjobën, falenderon qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Social-demokrate me anë të kryetarit të saj, Dardan Molliqajt, ka falenderuar qytetarët pasi ka arritur që ta paguante gjobën në afatin 15-ditor në mënyrë që ta paguanin vetëm gjysmën.

Molliqaj ka vazhduar që të thotë se gjoba në fjalë ishte absurde dhe e motivuar politikisht.

“Në rast të mospagesës rrezikonim funksionimin e përditshëm dhe aktivitetet opozitare. – u shpreh z. Molliqaj.

Ai tha kanë bërë padi në Gjykatë për gjobën dhe u shpreh i bindur se do ta fitojnë rastin.

Molliqaj u shpreh se ishin bërë dhjetëra donacione që e kishin çuar shumën në 11,778,25 eurove, ose edhe më shumë se që pritej.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme