PSD ia publikon një video Armend Mujës: E përkrahte Asociacionin dhe paralajmëronte kallëzim penal për Mihalin - NACIONALE

PSD ia publikon një video Armend Mujës: E përkrahte Asociacionin dhe paralajmëronte kallëzim penal për Mihalin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka publikuar një video ku tregohen disa qëndrime të tashmë, një prej deputetëve më të zëshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Muja.

Ky i fundit, në një video dëgjohet duke thënë se nuk ka kthim mbrapa pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin.

“Asociacioni është kriju, nuk ka kthim mbrapa, ai është i nënshkruar. Tani janë vetëm detajet e implementimit, nuk ka pyetje ose në mendjen e kërkujt nuk ekziston nëse duhet të ketë, çfarë duhet të ketë. Ky është debati.” – thoshte Muja.

Veç kësaj, në video përmenden edhe protestat e LVV-së kundër “Zajednicës”, siç e quante kjo parti Asociacionin.

Ndërkohë, tutje, është i publikuar edhe një status i deputetit Muja, ku ky mes tjerash, paralajmëronte padi kundër Dejona Mihalit të LVV-së, për nxitje të urrejtjes në shoqëri.

Lajme të ngjashme