“Provokim i qëllimshëm”: Rusia mohon raportimet për raketat në Poloni
Në një deklaratë të dhënë, ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se raketat e saj kanë kaluar në Poloni, duke i quajtur këto raportime një “provokim i qëllimshëm”.
“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduv janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, është thënë nga ministria ruse, raporton The Guardian.
Kujtojmë se, pak më herët u raportua se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat në Poloni, duke lënë të vrarë dy persona.
Pas këtyre raportimeve është bërë e ditur që kryeministri polak ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie. E ndërkohë që vendet baltike kanë shprehur solidaritet me Poloninë, këto raportime nuk janë konfirmuar ende nga Pentagoni.
