Protestuesit antiqeveritar në Izrael bëjnë thirrje për dorëheqjen e Netanyahut - NACIONALE

Protestuesit antiqeveritar në Izrael bëjnë thirrje për dorëheqjen e Netanyahut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Protestuesit kanë mbushur sërish rrugët e Tel Avivit, Cezaresë dhe Haifës të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe zgjedhje të parakohshme, shkruan CNN.

Protestuesit kërkuan gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza përpara shenjës gjashtëmujore të armiqësive.

Shumë njerëz valëvitën flamuj izraelitë dhe mbanin tabela me imazhet e pengjeve, duke i bërë thirrje qeverisë t'i sillte ata të gjallë në shtëpi.

Në Tel Aviv, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: "Ne nuk kemi frikë; ju e shkatërruat vendin dhe ne do ta rregullojmë. Ne duam që ata (pengët) të kthehen të gjallë dhe jo në arkivole. Qeveria që shkatërroi vendin dhe copëtoi kombin".

Një tjetër pankartë bënte thirrje për "ndarjen e fesë dhe shtetit", dhe njëra thoshte se "Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin".

Protestuesit në Haifa e quajtën qeverinë një dështim, duke thënë se Netanyahu është "fajtor, fajtor, fajtor".

Lajme të ngjashme