Protestojnë punëtorët e "Trainkos" dhe "Infrakos": Paralajmërojnë bllokadë nga 26 maji - NACIONALE

Protestojnë punëtorët e "Trainkos" dhe "Infrakos": Paralajmërojnë bllokadë nga 26 maji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” kanë mbajtur një orë protestë.

Kjo është hera e dytë që punonjësit protestojnë, duke kërkuar një rritje të domosdoshme të pagave, të cilat, sipas tyre, nuk janë ndryshuar për më shumë se 15 vjet.

Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”, Hysen Nikçi, deklaroi se kërkesa e vetme është rritja e pagave, dhe se ky veprim simbolik është një paralajmërim i fundit për institucionet përgjegjëse – para hyrjes në grevë nga 26 maji, në rast se kërkesat nuk plotësohen.

“Sot është protesta e dytë, protestojnë ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’ për ngritjen e pagave. Sot jemi mbledhur për t’i bërë thirrje edhe bordit edhe qeverisë të rregullojnë çështjet tona. Të dy kompanitë, kërkojmë rritjen e pagave. Kjo është protesta e dytë që nuk ka dhënë rezultat. Protestën sot e kemi bërë një orë, ndoshta iu shkon në vesh më shumë. Kanë një javë të reflektojnë. Nëse jo, nga e hëna do ketë bllokadë totale”, ka deklaruar Nikçi.

Lajme të ngjashme