Protestohet para gjykatës Themelore në Ferizaj për rastin e Marigona Osmanit
Sot nis gjykimi ndaj dy të dyshuarve Dardan Krivaçës dhe Dardan Sejdiut, në vrasjen e Marigona Osmanit.
Ky gjykim pritet të mbahet në gjykatën Themelorë në Ferizaj. E pak minuta para se të fillojë, jashtë objektit janë vendosur mbishkrime e paragrafe të aktakuzës.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist të cilët e kanë zhvilluar këtë aksion thonë se kanë ardhur tek gjykata për t’i bërë presion që kjo gjykatë të trajtojë rastin e Marigonës drejtë, e jo siç kishte bërë me rastet e tjera të vrasjeve të grave.
“Sot ne kemi ardhë këtu për më protest dhe me dhanë një sinjal të protestës dhe presionit për gjykatën për me trajtu rastin e Marigonës drejtë. Pasi që gratë e tjera të vrara janë trajtu padrejtësisht, e nuk dojmë më ndodhë njejtë më Marigonën”, tha Liridona Sijarina.
Seanca është caktuar të mbahet në ora 10:00.

