Protestat kundër luftës, mbi 1000 të arrestuar në Rusi
Në protestat që po mbahen në të gjithë Rusinë kundër mobilizimit të shpallur sot nga presidenti rus Vladimir Putin, autoritetet ruse kanë arrestuar mbi 1000 protestues.
Sipas OVD-Info, më shumë se 1,178 persona janë arrestuar në 38 qytete në të gjithë Rusinë, me shumicën e të arrestuarve në Moskë dhe Shën Petersburg.
Protestat vijnë pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën për një mobilizim të pjesshëm pasi forcat ruse përballen me një sërë pengesash në pushtimin e tyre në Ukrainë.
Protests in Moscow and St Petersburg today have grown pretty large. People chanting “No to War!” Dozens of arrests reported pic.twitter.com/9F4E5VIy9E
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
